Cërvenkovski: Maqedonia shënon ngecje në proceset demokratike

Kryetari i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë Branko Cërvenkovski sot realizoi takim me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins.

Ai vlerësoi se, për fat të keq, Republika e Maqedonisë shënon ngecje lidhur me proceset demokratike, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave, lirinë e shprehjes dhe administratën publike. Ai potencoi se situate ekonomike në vend është përkeqësuar si rezultat i menaxhimit të keq me buxhetin nga ana e Qeverisë dhe shumat e mëdha të parave të shpenzuara në investime joproduktive.

Më tej ai shtoi se “Dialogu në nivel të lartë të BE-së është vegël e rëndësishme për afrimin e vendit drejt Brukselit, por vetëm nëse ka rezultat në agjendën reformuese të vendit, e jo si siç është tani rasti të keqpërdoret nga Qeveria para opinionit vendor”, tha kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button