Dimitrov: Në Kala të Shkupit janë vrarë 120.000 bullgarë

Drejtori i muzeut nacional bullgar Bozhidar Dimitrov, tha se ka pasur gjenocid mbi bullgarët që sipas tij është kryer nga autoritetet maqedonase në periudhën prej vitit 1944 deri në vitin 1949, ndërsa numri arrin deri në 120.000 bullgarë në Maqedoni. Këtë gjë Dimitorvi së shpejti do ta shfaq në film dokumentar.

Dimitrov pohon se të gjithë pjesëmarrësit të cilët, në Kala të Shkupit kërkuan që të shkojnë në Selanik, u ekzekutuan për shkak se ishin bullgarë dhe ata u vranë si vmro-istë, ndërsa atëbotë vmro-istët kanë qenë bullgarë, thekson Dimitrov. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button