Spërkatje e dytë kundër larvave të mushkonjave në rajonin e Shkupit
Qyteti i Shkupit kumtoi se gjatë periudhës së ardhshme do të bëhet faza e dytë e spërkatjes kundër larvave të mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit, që përfshin spërkatje me aeroplan dhe dezinsektim nga toka.
Dezinsektimi me aeroplan do të bëhet më 6 gusht (e hënë) në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa dezinsektimi terestrik më 7 gusht (e martë) gjatë ditës.
Nëse kushtet e motit nuk e e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, kjo do të bëhet gjatë ditës së parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.
Njëheri, nga Qyteti i Shkupit potencojnë se bletarët duhet me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.