As flokë të thinjur, as rrudha! Moshën mund ta ndalni tani dhe kjo është mënyra

Rënia e flokëve, thinjat apo rrudhat janë shenjat kryesore të moshës, por shkencëtarët kanë hedhur një hap të madh për t’i ndalur të gjitha këto me një përbërës të vetëm kimik, shkruan Class.

Shkencëtarët nga Universiteti “Johns Hopkins” kanë arritur të ndalin thinjat dhe të eliminojnë shenjat e moshës në lëkurë për shkak të viteve dhe kolesterolit në disa minj, me anë të një elementi kimik me emrin “glycosifingolipid”. Ky përbërës ka mundur të ndalojë prodhimin e aminoalkolit, i cili shkakton dëme në flokë dhe në qelizat e lëkurës.

Eksperimenti i kryer te minjtë dha rezultate pozitive kur minjtë u injektuan me këtë kimikat, pasi flokët e tyre të bardhë u kthyen në ngjyrën normale.

Megjithatë, sipas shkencëtarëve, për ta vërtetuar këtë duhen bërë më shumë studime, në mënyrë që të përcaktohet qartë nëse ky komponent mund të funksionojë te njerëzit apo jo. Sidoqoftë, ata shpresojnë që ky element të përdoret si një lloj ilaçi për të ndaluar efektet e plakjes në të ardhmen.

Rezultatet e studimit u botuan në “Scientific Reports”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button