Ndër serbë po flitet për shpalljen më 5 gusht të autonomisë së veriut të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur përralla çnjerëzore e fashiste pohimet e disa qarqeve serbe, sipas të cilave “në bazë të një skenari sipas marrëveshjes së ndërsjellë në veri të Kosovës e Metohisë së shpejti do të ketë incident, i cili do të shkaktojë ndarje në terren”. Vuçiq ironizon se “po flitet për këtë tash dy muaj dhe asgjë nuk ka ndodhur”.

Gazeta “Danas” shkruan se Lista Serbe, sidomos zyrtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës, nuk duan të komentojnë paralajmërimit e Atit Sava Janjiq, meqë janë të këshilluar nga Beogradi të mos prononcohen publikisht, njofton Koha.net.

“Këto nuk janë “thashetheme çnjerëzore”, por informata që i kemi marrë madje nga besimtarë tanë, anëtarë të denjë të SNS (partia e Vuçiqit – sqarim ynë), të cilët na janë drejtuar me lutje që të mos përmendim emrat e tyre që të mos e humbin punën dhe bukën, Serbëve në veri të Kosovës e Metohisë sipas urdhërit nga Beogradi u është dhënë për detyrë të jenë në punë nga 1 gushti, dhe në kohën e pushimeve vjetore të gjithë duhet të jenë në vendet e punës. Po ashtu insistohet që të jenë të pranishëm edhe studentët në Mitrovicë për protesta eventuale që do të organizoheshin. Flitet haptas për shpalljen më 5 gusht, në kundërshtim me dialogun, të njëfarë autonomie të veriut (pjesës veriore të Kosovës – sqarim ynë) , pas kalimit të afatit për Asociacionin (AKS-së), që do të duhej të provokonte ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe të forcave ROSU sipas skenarit të ngjashëm si në rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit. Por, këso here, sipas të gjitha gjasave, situata nuk do të kapërcejë qetas dhe do të kishte viktima në të dya anët. Tregues vendimtar nëse qarqe të caktuara ndërkombëtare eventualisht do të merrnin pjesë në këtë skenar do të ishte nëse njësive speciale të Policisë së Kosovës do t’u të “vendosin rend” në rastin e provokimit rreth shpalljes së të ashtuquajturës autonomi të veriut. Kjo thjeshtë nuk guxon të ndodhë meqë kjo do të ishte këmbëza për gjakderdhje”, citon “Danasi” arkimandritin Sava (Janjiq).

Sipas analizave të tij “një incident i tillë do t’u shërbente edhe atyre në Beograd, edhe këtyre në Prishtinë që e dëshirojnë skenarin e ndarjes, për çka tashmë disa herë është biseduar, për çka dëshmojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët ka biseduar, që t’i vënë në jetë planet e djallit”.

Janjiq konsideron se në këtë rast viktimat më të mëdha do të ishin serbët në jug të Ibrit, të cilët do t’u ekspozoheshin sulmeve sistematike të ekstremistëve shqiptarë, ashtu si në pogromin e vitit 2004.

Janjiq e ka quajtur “detyrim moral” daljen publike me këto vërejtje, meqë “nga shumë burime ka dëgjuar se po përgatitet ky skenar dhe se në të janë të angazhuar edhe struktura të caktuara nga veriu i Kosovës”, transmeton Koha.net pjesë nga shkrimi i gazetës “Danas”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button