Erdoğan zotohet se PKK do të paguajë për vrasjen e foshnjës së ushtarit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se do të miratojë ligjin për “dënim me vdekje” nëse ai kalon në Parlamentin turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e varrimit të foshnjës 11 muajshe, Mustafa Bedirhan Karakaya dhe të nënës së tij, Nurcan Karakaya, njëherësh bashkëshorte e një ushtari të forcave turke, të cilët humbën jetën nga një sulm me bombë i organizatës terroriste PKK në provincën juglindore të Turqisë, Hakkari.

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, Erdoğan luti Zotin për mëshirë për dëshmorët, duke u shprehur se vendi i tyre “fqinj me Pejgamberin”.

Duke u shprehur se nga këtu dëshiron që të njoftojë gjithë popullin dhe po ashtu gjithë botën për një të vërtetë, Erdoğan tha se, “Ajo e vërtetë është kjo… ne nga këta vrasës të fëmijëve dhe të grave, e shohim edhe një herë sa e ulët dhe e pavlefshme është kjo organizatë seperatiste terroriste”.

Presidenti turk theksoi se lufta kundër terroristëve do të vazhdojë deri sa të mos mbetet asnjë terrorist.

“Ju e dini ndjeshmërinë time për çështjen e dënimit me vdekje. E gjithë çështja është që kur ai dënim të hyjë në Parlament dhe të kalojë nga Parlamenti, nuk mund të ndodhë një gjë të tillë si ajo e mosmiratimit nga unë… unë e miratoj. Sepse, ne e dimë se cili është pozicioni i këtyre vrasësve. Dhe ne e dimë se këta, më këtë masakër të kryer, duhet të paguajnë njëjtë çmimin e asaj që kanë bërë. Dhe ne shpresojmë se është e afërt koha kur do të ndërmarrim hapa për këtë”, tha presidenti Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button