Mediat çeke kritikojnë Greqinë për targat

Mediat çeke komentojnë ngjitjen e letrave në targat e veturave maqedonase nga ana e doganierëve grekë, për çka ekskluzivisht njoftoi Portalb të mërkurën.

“Grekët sikur nuk kanë problem të mjaftueshme në qeveri dhe ekonomi, tash edhe ngjesin letra mbi targat maqedonase” – thuhet në Televizionin Kombëtar Çek.

Me qëndrim kritik mediat çeke e komentojnë veprimin më të fundit të doganierëve grek të cilët veturave që vijnë nga Maqedonia në Greqi iu ngjesin shenjë “Të njohur nga Greqia si FYROM”, në vend të MK.

Edhe gazeta javore “Tyden”  informon për ngjitjen e letrave mbi targat e regjistrimit, duke theksuar se “pala greke thirret në marrëveshjen e vitit 1993 kur Maqedonia nën referencën FYROM u bë anëtare e Kombe të Bashkuara”./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button