Abdilaqim Ademi në konferencën e Kombeve të bashkuara në Rio De Zhaniero

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi po merrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm, që mbahet prej këto dy ditë në Rio De Zhaniero të Brazilit.

Konferenca mbahet me rastin njëzet vjet pas mbajtjes së samitit të Planetit Tokë në të cilin  u miratuan tre dokumente të rëndësishme ndërkombëtare juridikisht – të detyrueshme: Konventa për llojllojshmëri biologjike, Konventa për ndryshimet klimatike dhe Konventa për luftë kundër  thatësirës. 

 “Vendet pjesëmarrëse tani më kanë harmonizuar një deklarate me konkluzionet që do të miratohen nesër në përmbylljen e kësaj konference. Edhe njëherë në këtë deklaratë theksohet se te gjitha vendet duhet të ndërmarrin aktivitete konkrete në drejtim të zhvillimit te qëndrueshëm, veçanërisht për ekonominë e gjelbër, për zhvillimin e burimeve të ripërtërishme për energjinë elektrike dhe tema të tjera. 

Prezantojmë të arriturat në Maqedoni, kuptohet që ne jemi në harmoni me legjislativet e Bashkimit Evropian, kërkesa që duhet t’i plotësojë vendi ynë, por edhe vendet e tjera të rajonit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button