Jennifer Lopez i tregoi gjithë botës tendencën e re të çizmeve kaq të çuditshme (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, ajo fiku plot 49 qirinj në tortën e saj të ditëlindjes dhe komentet vërshuan nga të gjitha anët! Sepse ajo është një ikonë frymëzimi për shumë vajza dhe gra në mbarë botën. Për fizikun e hatashëm, për linjat perfekte, për bukurinë dhe gjithçka tjetër që duket në kufijtë e natyrales dhe pa ndërhyrje estetike apo korrigjime me bisturi. Por, Jennifer Lopez nuk përmendet vetëm për këto detaje, sa etiketohet edhe për stilin e saj të veçantë të veshjes.

Gjithmonë në një hap me trendet e fundit të modës, ditën e djeshme këngëtarja e famshme, shkeli në rrugët e New York-ut dhe i tregoi botës mbarë tendencën më të re të çizmeve. Me siguri, janë gjëja më e çuditshme që mund të keni parë kohët e fundit. Në dukje të parë, ngjajnë si pantallona xhins, por në realitet janë çizme. Pjesë e koleksionit të ri të Versace, Jennifer solli një trend të ri çizmesh, për të gjithë ata që urrejnë të veshin pantallona në fakt, shkruan Class. 

Ju do të guxonit t’i vishnit një palë të ngjashme rrugëve të kryeqytetit?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button