Mot i nxehtë gjatë ditës, në mbrëmje ndoshta edhe breshër

Në Maqedoni të premten ditë tropikale, me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore do të ketë kushte për vranësira jostabile e cila mund të sjellë reshje lokale të shiut dhe vetëtimë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 13°C deri 24°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës prej 29°C deri 39°C. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup temperaturat do të arrijnë deri në 36°C. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button