Shqipëri, reforma zgjedhore shtyhet deri më 12 korrik

Parlamenti ka shtyrë me tre javë punën e komisionit të reformës zgjedhore. Me 117 vota pro dhe një abstenim Kuvendi ka votuar për shtyrjen e afatit të punës së këtij komisioni der në datën 12 korrik.

Gjatë punimeve të seancës plenare është votuar edhe ligji për arsimin parauniveristiar në vend, ku pavarësisht debateve dhe diskutimeve të gjata në Kuvend për këtë ligj, ai u votua me 116 vota në parlament.

Ndërkaq në fillim të seancës plenare ka bërë betimine tij në parlament deputeti më i ri i grupit parlamentar demokrat, Vath Tabaku. Deputeti i qarkut të Tiranës zëvendësoi Bujar Nishanin pas zgjedhjes së tij në postin e kreut të ri të shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button