Pesë muaj burg për Mynir Ismailin

Sot Gjykata Themelore e Strugës, Mynir Ismailin e dënoi me pesë muaj burg, për djegien e flamurit shtetëror të Maqedonisë, vepër e konsumuar më 23 janar të këtij viti përpara godinës së komunës së Strugës.

Mynir Ismaili, pas këtij verdikti të Gjykatës, deklaroi se ky vendim është i padrejtë dhe tërësisht politik sepse gjatë kësaj kohe janë bërë një sërë veprimesh kundër shqiptarëve, por askush nuk ka marrë dënim për këto veprime.

”Maqedonia repekton ligjin vetëm kur janë në pyetje shqiptarët dhe për to ka gjithmonë hapur dyert e burgut. Unë këtë vendim normalisht do ta apeloj sepse është kryekëput politik dhe i njëanshëm”, përfundon Mynir Ismaili.

Dyzeteshtatë vjeçari nga fshati Shum i Strugës, nga Prokuroria u akuzua për nxitje të urrejtjes ndërnacionale, ndërfetare dhe kundër simboleve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button