Thaçi takon Johnson dhe Petersen

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në selinë qendrore të partisë priti në takim zyrtar raportuesin e BE-së për Balkanin perëndimor, Jonas Johnson dhe raportuesin e BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë, Perkel Petersen.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, me theks të veçantë në zhbllokimin e proceseve integruese të vendit, përkeqësimi i raporteve ndëretnike pas aksioneve të fundit policore, përkeqësimi i situatës ekonomike dhe sociale, si dhe tema të tjera të karakterit politik. 

Përfaqësuesit e BE-së lavdëruan konstruktivitetin e PDSH-së dhe inkurajuan që të vazhdojë të kontribuojë edhe më tej në zhvillimin e proceseve demokratike të vendit. Ndërsa Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka ripërsëritur qëndrimin se stërzgjatja e bllokimit të proceseve integruese ka shtuar jo stabilitetin e vendit.

Ai më tej ka sqaruar që Maqedonia shënon regres të konsiderueshëm pothuajse në çdo sferë të jetës, vendi ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike dhe sociale, me numër rekord të të papunëve, me raporte të përkeqësuara ndër-etnike dhe ndër-fqinjësore, po ashtu vendi ka shënuar regres të konsiderueshëm edhe në pamundësimin e lirisë së fjalës dhe rënien e nivelit të demokracisë në vend./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button