Kurti: Serbia është e varur në tri çështje nga Kosova, ato duhet shfrytëzuar

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës rreth dialogut me Serbinë ka thënë se Kosova ka tri leva të cilat duhet ti shfrytëzojë në raport me Serbinë.

“Ky dialog po zhvillohet jo për ta marrë Kosova ulësen në OKB, por që Serbia të anëtarësohet në BE”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, paradoksalisht ne kemi qenë të varur nga Serbia, por tash, ajo është e varur nga Kosova dhe kjo ta bëjë me Kapitullin 35.

“Ne i kemi tri leva në raport me Serbinë: E para procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE, që varet prej nesh; e dyta tregu zyrtarisht gjysmë miliardësh në Kosovë; si dhe reciprociteti i të drejtave në Kosovë në serbi, kur dihet se më shumë shqiptarë ka në serbi se sa serb në Kosovë”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës, me kërkesë të PSD-së është duke u zhvilluar një debat rreth dialogut me Serbinë, përkatësisht formatit si dhe hapave që duhen ndërmarrë në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button