KRD debaton për reklamën shqetësuese të Kanal 5

Këshilli për radiodifuzion sot është duke bërë analizë të reklamës shqetësuese që u emetua dje në televizionin Kanal 5, kumtojnë nga KRD-ja.

“Kjo analizë do të tregojë nëse video klipi reklamues i TV Kanal 5 është në pajtim me Ligjin për veprimtari radiodifuzive. Anëtarët e KRD-së sot do të mbajnë edhe mbledhje konsultative. KRD i demanton informatat se ia ka marrë lejen TV Kanal 5 dhe pret nga redaktorët e shtëpive mediale që t’u përmbahen standardeve profesionale gazetareske për raportim objektiv, jospekulues dhe të saktë”, thuhet në kumtesën e KRD-së.

Televizioni nacional Kanal 5 dje pas ditarit qendror publikoi informatë se është rrëzuar një avion.

“Shikues të nderuar e ndërprejmë programin për një lajm që sapo mbërriti. Ka ndodhur fatkeqësi ajrore, menjëherë pas fluturimit avionic është rrezuar. Përsëris, ka ndodhur fatkeqësi ajrore, tani për tani nuk dihet numri i viktimave. Presim lajm nga vendi i ngjarjes, do të paraqitemi sërish”, tha prezantuesja e lajmeve Tatjana Stojankovska dhe më pas ekrani u rrësua dhe shkruante “Fund, së shpejti në Kanal 5”. 

Më pas në ditarin e dytë, televizioni kërkoi ndjesë për panikën e shkaktuar dhe sqaroi se është bërë fjalë për reklamë të një seriali që duhej të fillonte me emetim, e në të cilën tematika kryesore ka qenë fatkeqësia ajrore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button