SHBA, 3 të vdekur nga të shtënat në New Orleans

Të paktën tre persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një shkëmbim zjarri që ndodhi mbrëmë në qendër të New Orleans-it në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Aaron Looney, zëdhënës i Departamentit të Policisë në New Orleans, tha se incidenti kishte ndodhur në avenynë Claiborne.

Në deklaratë thuhet se të gjithë të plagosurit janë përkujdesur në spital dhe se asnjëri nuk është në rrezik jete. Hetimet rreth rastit janë në vijim dhe deri më tani askush nuk është arrestuar.

Kryebashkiakja e New Orleans-it, LaToya Cantrell deklaroi se incidentet e armatosura janë të papranueshme dhe i bëri thirrje policisë të gjejë dhe ndjekë penalisht autorët.

“Dënojmë ashpër sulmin dhe mjaft më me incidente të tilla që marrin jetë njerëzish. Kjo duhet të ndalet urgjentisht këtu dhe në të gjithë vendin”, tha Cantrell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button