Pas përmbytjeve tragjike, në Tokio pritet tajfuni ”Jongdari”

Një tajfun i fuqishëm po avancon me shpejtësi drejt perëndimit të Japonisë. Kjo hapësirë u godit ashpër në fillim të korrikut nga përmbytjet katastrofike, duke i detyruar autoritetet të bëjnë thirrje për evakuime në formë paralajmërimi përpara ardhjes së parashikuar të tajfunit këtë mbrëmje ose ditën e dielë, përcjell Alsat.

Agjencia meteorologjike japoneze njoftoi se tajfuni ”Jongdari” shoqëruar me erëra që shkojnë deri në 180 kilometra në orë pritet të godasë Honshu, ishullin kryesor të arkipelagut japonez, të shtunën në mbrëmje ose të dielën në orët e para të mëngjesit.

Pamjet e transmetuara nga televizioni shfaqin dallgë gjigande që përplasen me forcë në shkëmbinj, në brigjet e Shimodas, në jugperëndim të Tokios dhe pemë të thyera nga era e fortë dhe shiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button