Ermira Mehmeti humbi betejën me Teuta Arifin

Kremtimi i jubileut të BDI-së hap dyshimin nëse lideri Ali Ahmeti po i vë nën akull disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe se a ka lidhje kjo me afrimin evident të integruesve me VMRO-DPMNE-në dhe pastrimin e hesapeve me partnerin e dikurshëm të koalicionit, LSDM-në.

Gjëja që lë përshtypje është se në të dyja kremtimet nuk morën pjesë deputetët deri dje bashkëpunëtorët më të afërt të Ahmetit, Ermira Mehmeti Devaja dhe Xhevat Ademi, por edhe prefekti i Strugës Ramiz Merko. Në parti mohojnë se ka fërkime dhe se Ahmeti distancohet nga zyrtarët e lartpërmendur

Supozohet se zënkat e fundit brendapartiake janë në funksion të shpërndarjes së funksioneve të ambasadorëve, si dhe për pozicionimin në vigjilje të zgjedhjeve lokale.

Në parti brifojnë se distancimi i deputetës Mehmeti-Devaja ka filluar menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjegjësisht pas arritjes së marrëveshjes për koalicionin e ri qeveritar. Ndonëse deputetja në fjalë drejtpërdrejt ka marrë pjesë në negociatat për Qeveri të re, vetëm ajo nga bartësit e listave nuk ishte pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Ndonëse Ermira Mehmeti-Devaja ishte kandidatja më serioze për postin e zëvendës-kryeministres për evrointegrime në moment të fundit Ahmeti vendosi që për këtë post ta propozojë Teuta Arifin, e si ngushëllim Mehmeti-Devajës iu ofrua posti i nënkryetares në Kuvend, të cilin ajo e refuzoi.

Vërtetim se nuk bëhet fjalë për rastësi, por për politika dhe vlerësime partiake të liderit, sipas bashkëfolësit është kremtimi i BDI-së në të cilën Ermira Mehmeti Devaja fare nuk ishte ftuar, ndonëse tashmë nëntë vite është në parti dhe sipas shumicës njëra nga më meritoret për ndërtimin e imazhit partiak për BDI-në nga formacioni ushtarak të bëhet parti e pranueshme politike në bllokun politik maqedonas. Tani për tani është e paqartë pse deputetja e cila mori pjesë edhe në negociatat dhe arritjen e marrëveshjes së ashtuquajtur të majit me VMRO-DPMNE-në, partia e “harroi” për kremtimin e dhjetëvjetorit. /Portalb/ – /Dnevnik/

Lajme të ngjashme

Back to top button