Dagens niheter, Samaras mblodhi vota me fushatë anti-Maqedoni
![Samaras grekëve, nëse fiton PASOK-u, Maqedonisë nuk i ndërrohet emri](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/B6E5BAC1FAD35F610AC6D6F1460357E5.jpg?fit=384%2C287&ssl=1)
Muajt e fundit për shumicën e votuesve grekë ka qenë një luftë mes frikës dhe shpresës, ku frika kishte fuqi më të madhe. Ndoshta duket dramatike, por kjo vërehej në fytyrat e votuesve, ka shkruar reporteri nga Athina i gazetës ditore suedeze “Dagens niheter”.
Dy ditë para zgjedhjeve në sheshin “Sintagma” lideri i së djathtës Samaras ka mbajtur një fjalim para disa mijëra votuesve, të veshur bukur dhe që i përkisnin shtresës së mesme.
“Qipron mund ta harrojmë, kurse FYROM-i do ta fitojë të drejtën e emrit Maqedonia. Nuk e dinit se rinia e SYRIZA-s ka qenë në FYROM dhe ka demonstruar së bashku me popullatën e atjeshme. Këtë nuk mund ta tolerojmë”, ka thënë Samaras, shkruan “Dagens niheter”