Dagens niheter, Samaras mblodhi vota me fushatë anti-Maqedoni

Muajt e fundit për shumicën e votuesve grekë ka qenë një luftë mes frikës dhe shpresës, ku frika kishte fuqi më të madhe. Ndoshta duket dramatike, por kjo vërehej në fytyrat e votuesve, ka shkruar reporteri nga Athina i gazetës ditore suedeze “Dagens niheter”. 

Dy ditë para zgjedhjeve në sheshin “Sintagma” lideri i së djathtës Samaras ka mbajtur një fjalim para disa mijëra votuesve, të veshur bukur dhe që i përkisnin shtresës së mesme. 

“Qipron mund ta harrojmë, kurse FYROM-i do ta fitojë të drejtën e emrit Maqedonia. Nuk e dinit se rinia e SYRIZA-s ka qenë në FYROM dhe ka demonstruar së bashku me popullatën e atjeshme. Këtë nuk mund ta tolerojmë”, ka thënë Samaras, shkruan “Dagens niheter”

Lajme të ngjashme

Back to top button