Haradinaj ka kërkuar nga BE-ja dhe ShBA-ja armëpushim politik me Serbinë

Ende pa arritur në marrëveshjen finale të dialogut, kryeministri i Kosovës e ka në plan të kërkojë nga Serbia armëpushim politik.

Ai ka thënë se këtë do ta kërkojë nëpërmjet BE-së dhe SHBA-së, në mënyrë që gjatë dialogut, të ketë paqe mes palëve, raporton KTV.

Kryeministri tha se në Bruksel diskutuan edhe për kthimin në institucione të Listës Serbe, derisa ka theksuar se politika e jashtme, megjithëse e sfiduar, është temë e rëndësishme për Kosovën.

Por, sipas ministrit të Jashtëm, kundër Kosovës në politikë të jashtme, serbët janë duke lobuar në formë të egër.

Ministri Pacolli, që më herët ka pranuar se Kosova ka mungesë të stafit diplomatik, ka thënë se tani janë duke punuar për këtë me Akademinë Diplomatike të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button