Trajçevski: ka pasur gjuhë të urrejtjes në media, por nuk mundëm të reagojmë

Përfaqësuesi i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Zoran Trajçevski duke e arsyetuar raportin Agjencisë për media tha se ka pasur gjuhë të urrejtjes në media, por nuk kanë mundur të reagojnë. Ata kanë qenë në komunikim me Prokurorin Themelore Publike, por bashkëpunimi nuk ka dhënë ndonjë rezultat, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2017 për shkak mosrespektimit të ligjeve nga ana radiodifuzerëve, agjencia ka ndërmarrë 90 masa. Janë ngritur 28 procedura për marrje të lejes, nga të cilat tre janë miratuar”, tha Trajçevski i cili shtoi se janë dhënë edhe leje të reja për punë.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes në vitet 2013-2018-të, është shndërruar në gjuhë normale e komunikimit për shumë persona publik, gazetarë, tifo grupe, funksionarë e qytetarë nëpër rrjetet sociale, media e protesta. Edhe përkundër kësaj, kjo vepër penale shumë pak është detektuar dhe paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ende më keq, askush nuk është dënuar për një vepër për të cilën parashikohet nga 1 deri më 5 vite burg.
Sipas statistikave që i ka siguruar Portalb.mk, për 5 vitet e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar vetëm 29 raste të gjuhës së urrejtjes, në kushte të shoqërisë sonë të brishtë në Maqedoni, ku thuajse në çdo revoltë qytetare gjuha e urrejtjes është kryefjala e protestës, shkruan Portalb.mk.

Sipas të dhënave, në vitin 2013-të ka pasur vetëm 4 raste, në vitin 2014 – 3 raste, në vitin 2015 – 5 raste, 2016 – 3 raste, 2017 – 6 raste, ndërkaq numri është rritur në këtë vit, gjegjësisht vetëm për gjysmë viti pra, prej në janar deri në qershor ka pasur 8 padi për gjuhë të urrejtjes.

Më së shumti padi janë ngritur për “rrezikim të sigurisë nëpërmjet rrugës së sistemit informatik sipas nenit 144 paragrafi 4”, për 5 vjetët e fundit duke shtuar dhe gjysmën e vitit 2018-të, MPB ka dorëzuar 21 padi penale.
Për “shkaktim të  urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës në bazë nacionale, racore, fetare ose në bazë ndonjë diskriminimi tjetër sipas nenit 319 paragrafi 1”, MPB për 5 vjet e gjysmë ka dorëzuar 6 padi.
Në 5 vjetët e fundit MPB nuk ka dorëzuar asnjë padi për shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik, sipas nenit 394 G paragrafi 1.
Nga një padi, MPB në 5 vitet e fundit përfshirë edhe gjysmën e 2018-tës ka ngritur për “diskriminim racor dhe diskriminim tjetër sipas nenit 417 paragrafi 1” dhe “shkelje të barazisë së qytetarëve sipas nenit 137 paragrafi 1”.

ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button