Këshilla e prindërit për fëmijën

Kurani është burimi kryesor dhe i parë i Islamit, ligji themelor i gjithë muslimanëve në tërë botën dhe për të gjitha kohët. Shpallja Hyjnorë është, pra, boshti i Islamit, pikënisja e tij, pasqyre dhe pikëmbështetje. Kurani është dritë dhe udhëzim në të ka shumë këshilla dhe porosi që kërkohet nga muslimanët t’i praktikojnë në jetën e tyre të përditshme, prej këshillave që janë cekur në Kuranin famëlartë  janë edhe këshillat e LLukmanit të urtit drejtuar birit tij.

Llokmani i urti e këshillon të birin e tij me këtë fjalë që i cekë Kurani famëlartë  “O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar.

O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit”. [Llokman 16-19]

O biri im, mos e mëso të mençurin, mos polemizo me injorantin, mos u shoqëro me zullumqarin, e as mos miqëso të akuzuarin.

O biri im, fole të vërtetën e e mos ia vënë veshin zemërimit të njerëzve.

O biri im, kujdes nga gënjeshtra edhe pse është e shijshme sikurse mishi i zogut, ai i cili  ka shiju diçka prej ti s‘mund të duroj.

O biri im, ulu dhe shoqëroi dijetarët, All-llahu i Lartësuar i gjallëron zemrat me nurin e urtësisë mu ashtu siç toka gjallëron nga shiu.

O biri im, përulu ndaj të vërtetës do të jesh më i mençuri.

O biri im, kujdes nga gjumi i tepërt, përtacia dhe hidhërimi i tepërt, ngaqë nëse je përtac nuk e jep hakun, e nëse hidhërohesh nuk do të durosh në të vërtetën.

O biri im, mundohu të fitosh pasuri hallall, ngaqë çdokush i cili bëhet nevojtar vetëm se infektohet me tri cilësi: luhatje në fe, dobësi në mendje dhe humbja e personalitetit ndërsa më e keqja mospërfillja dhe nënçmimi nga ana e njerëzve.

O biri im, tre persona nuk njihen vetëm se në tri raste: I urti  njihet në hidhërim, trimi në luftë dhe shoku njihet në vështirësi.

Biri im, para se të vëllazërosh një njeri hidhëroje, nëse është i drejt me ty atëherë shoqëroje e nëse jo largohu.

Biri im, nëse  shkon në një tubim përshëndeti me Selam e më pas heshtë dhe shikoi se për çfarë bisedojnë, nëse përmendin All-llahun vazhdo me ta e nëse jo, largohu.

Biri im, shpeshtoje fjalën “O zoti im mi fal mëkatet” ngaqë është një qastë që nuk kthehen kërkesat.

Biri im, kam bartu gur dhe hekur, mirëpo asnjëherë nuk kam bartur gjë më të rend se komshiu i keq.

Biri im, puna nuk do të realizohet vetëm se me bindje, çdoherë që dobësohet bindja dobësohet edhe puna.

Biri im, nëse shejtani të vjen në formë të dyshimit largoje me bindje dhe këshille, e nëse të vjen në formë të përtacisë dhe plogështisë largoje duke kujtuar varrin dhe vdekjen, e nëse të vjen në formë të shpresës dhe frikës tregoi se dynjaja është kalimtare.

Biri im, kush e merr devotshmërinë tregti do të fiton pa pasur mallra.
Biri im, kush gënjen e humb fytyrën,  kush është moral keq i shtohen ankthet, transferimi i shkëmbinjve prej një vendi në një vend tjetër është më e lehtë se të bësh të kuptoj ai i cili nuk kupton.

Biri im, mos ha pasi që të ngopesh, më mirë do t’ia gjuaje qenit se sa të hash pasi që të ngopesh, biri im mos u bënë tepër i ëmbël e të gëlltitesh e as tepër i kripur e të hedhesh.

Biri im, mos u bënë më i paaftë se vet gjeli i cili këndon para agimit e ti nuk grihesh për të fal sabahun.

Biri im, mos e vono pendimin sepse vdekje vjen papritmas.

Biri im, mos u mundo të fitosh dashurin e injorantit e të mendon se je i kënaqur me veprat e tij.

Biri im, ke frik All-llahun e mos u shtir se je prej të devotshmëve që të respektojnë njerëzit, e zemra jote është mëkatare.

Biri im, asnjëherë nuk janë bërë pishman nga heshtja, po të ishte folja prej argjendit heshtja prej ari.

Biri im, ushqimin tënd mos ta hanë përveç se të devotshmit,  këshillohet për çështjet tuaja me dijetarët.

Biri im, kujdes nga borxhi, gjatë ditës është poshtërim, e gjatë natës ankth dhe breng.

Biri im, fjalët e tua le të jenë të mira, fytyra jote le të qesh, bëhu tek njerëzit më i dashur se ata që u japin të holla.

Biri im, dynjaja është nj[ det i thellë, shumë njerëz janë fundosur, bëje devotshmërinë barkë, besimin në All-llahun ushqim ndërsa vel mbështetjen tek All-llahu, përndryshe nuk shpresoj se do të shpëtosh.

Biri im, kam shijuar të gjithë hidhëtit mirëpo më të keqe se varfëria s’ka.

Biri im, Mos mëso gjëra pa i praktikuar atë që e ke mësuar më herët.

Biri im, prej ditës që ke zbritur në këtë botë vetëm se e ke lënë pas shpine dhe je drejtuar për botën tjetër, atje ku je tu shkuar je më aferë se nga kjo prej ku je nisur.

Biri im, lus All-llahun mos të bërë trim në mëkat, frikoju prej All-llahut me një frikë që nuk do të humbësh shpresën në mëshirën e All-llahut.

Biri im, kush e donë szfaqlsin shahet,  kush futet në vendet e këqija akuzohet, kush nuk e kontrollon gjuhën pendohet, njeriu më i keq është ai cili nuk kujdeset që njerëzit e shohin duke bërë mëkat.

Biri im, mos e humb pasurin tënde e të investosh në pasurin e tjetrit. Pasuria  jote është ajo që e shpenzon në mirësi, ndërsa e huaja është ajo që ua lenë pasardhësve.

Biri im, njeriu nuk është i plotësuar përveç nëse i plotëson dhjetë cilësi: Të jetë i mbrojtur nga kryelartësia, shpreson urtësinë, merë nga kjo dynja aq sa ka nevojë, tepricën e pasurisë e jep lëmosh,  thjeshtësia është më e dashur se fama, modestia është më e dashur se autoriteti, nuk ndalet nga të kërkuarit e diturisë tanë jetën, nuk ia shtrinë dorën askujt, nuk kërkon nga të tjerët të bënë vepra të mira por ai vetë bënë vepra të mira,  dhe e dhjeta që me këtë kompletohet njeriu dhe mendja e tij është : Të mendon se të gjithë muslimanët janë më të mirët se ai e ky është më i keqi,  dhe të thotë: Ndoshta të gjithë do të shpëtojnë ditën e gjykimit ndërsa unë …..

Biri im dituria dhe urtësia të varfërve u jep pozitën dhe famën e mbretërve.

Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button