Veljanovski: s’kam faj unë se nuk ka shqip në kanalin e parlamentit

Problemi i përkthimit të seancave parlamentare është nën ingerencat e këshillit të kanalit të parlamentit, zgjidhja duhet të kërkohet atje, tha sot kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski në takim të rregullt me gazetarët.

“Kjo që po bën PDSH me bllokimin e seancave nuk është e arsyeshme. Ata nuk janë askund tërë ditën, vinë marrin pauzë prej një ore, dhe përsëri shkojnë. Nuk kam unë çfarë të bëj, këtë gjë duhet të rregullojë kanali i parlamentit” – tha Veljanovski.

Ndërkaq, kryetari i i Këshillit të kanalit të Kuvendit, deputeti i LSDM-së tha se me më datë 4 korrik 2012 është majtur mbledhja e IV e Këshillit në të cilin u shqyrtua çështja e emetimit të sinjalit televiziv në kanalin e Kuvendit por në të njëzëri u soll vendimi që të ndërpritet seanca dhe unë si kryetar i Këshillit të dërgoj letër deri te: NP RTVM, Këshilli radio difuziv dhe NP RDM.

“Për fat të keq, ende nuk kemi kurrfarë informate nga NP RTVM. Për më shumë, redaktori i kanalit të Kuvendit i emëruar nga drejtori i NP RTVM nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të Këshillit dhe refuzon çfarëdo komunikimi lidhur me aktivitetet e Këshillit” tha Makraduli.

Për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe PDSH një kohë të gjatë proteston në Parlament duke thënë se e vetmja gjë që nevojitet që shqiptarët të dëgjojnë deputetët e tyre të drejtohen në gjuhën amë është vullneti politik për të zgjidhur këtë çështje. 

Ndërkaq, Veljanovski Për përdorimin e gjuhës shqipe ai tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve të cilën e flasin mbi 20 % e qytetarëve po zbatohet ashtu siç duhet.

Trajko Veljanovski tha para gazetarëve se pret që Kuvendi si institucion por edhe Maqedonia në përgjithësi të marrin vlerësim pozitiv në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Këtë optimizëm ai e bazon në tempin e lartë të punës së Kuvendit sipas tij, dhe efikasitetin në sjelljen e ligjeve edhe në periudhën e janarit dhe korrikut kur edhe është më i madh numri i ligjeve të propozuara si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.

Kuvendi do të punon deri të martën, më 31 korrik, pas çka ndërpritet puna për shkak të pushimeve verore. Pas pushimit seancat parlamentare vazhdojnë më 21 gusht, me seancën e 35-të, gjegjësisht debatin për Shkupi 2014.

Sa i përket ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në pjesën për zgjedhjet lokale, Veljanovski informoi se Propozim Ligji është përgatitur nga Qeveria dhe pritet për mendim nga OSBE dhe ODIHR, pas çka Propozim Ligji do të dorëzohet në Kuvend. Situata është e njëjtë edhe me Ligjin për financimin e partive politike dhe dekriminalizimin e shpifjes që priten mendime nga Këshilli i Evropës. Këto Ligje pritet që të mbërrijnë në Kuvend pas pushimeve. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button