Arrestohet kumanovari diler i drogës

Një kumanovar është arrestuar nga ana e policisë pasi që ka shitur, por edhe ka ruajtur në shtëpinë e tij, dy kilogramë marihuanë.

I riu D.S. në Bit Pazar të Shkupit nga B.B. ka blerë rreth dy kilogramë drogë për 1.400 euro, pas çka e ka dërguar atë në shtëpinë e tij për ta ruajtur aty, me qëllim që më vonë ta shesë atë. 

Policia te ai ka gjetur 1,8 kilogramë marihuanë, një peshore digjitale dhe një mjet për bluarjen e materieve bimore. Policia e arrestoi dhe ai gjendet në paraburgim 30 ditor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button