Thaçin nuk e do Amerika, nuk i shqepet listës së zezë

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka reviduar “Listën e zezë” dhe në të sërish gjendet kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi.

Përpos tij, në mesin e personave që nuk kanë të drejtë të hyjnë në tokën e SHBA-ve është dhe deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, më pas kryetari aktual i partisë jashtëparlamentare Demokracia e re, Kastriot Haxhirexha, Gafurr Adili, Nevzat Halili, Xhavit Hasani, Nuri Bexheti, Xhemajl Hyseni, Daut Rexhepi si dhe Xhezair Shaqiri.

Më tej, në këtë listë të zezë amerikane është edhe Armata Kombëtare Shqiptare dhe Fronti për Bashkim Kombëtar, si organizata që shfaqen pas luftës së vitit 2001.
Të bllokuar figurojnë edhe disa persona të kombësisë irakiane që kanë shtetësi të Shqipërisë, si dhe Hidajet Beqiri, lider i Armatës Komëbtare Shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button