Kthehet i nxehti tropikal

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, me vranësira lokale në disa vende edhe me mundësi për shi në orët e pasdites. Do të fryjë erë mesatare nga jugu.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri 24 gradë celsius, kurse ajo e ditës prej 25 deri 38 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot gjithashtu me diell dhe me erë të lehtë. Në orët e pasdites do të ketë mundësi për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga jugu.
Temperatura e mëngjesit do të jetë 21, kurse ajo e ditës do të mbërrijë deri 33 gradë celsius./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button