Xhaferi: Tensione ndëretnike nëse nuk zgjidhet emri!

 Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi sot pati takim pune me Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

 Zëvendëskryeministri Xhaferi dhe Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun biseduan për një numër të madh të çështjeve aktuale nga agjenda e KB-së, siç janë: angazhimi i KB-së në zgjidhjen e vatrave të krizës në botë, me theks të veçantë rreth gjendjes në Siri, ballafaqimin me sfidat globale, siç janë çrrënjosja e varfërisë, lufta kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, efikasiteti energjetik, mospërhapjen e armëve, aktivitetet e mëtutjeshme në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm të konferencës së fundit Rio+20 dhe çështje të tjera aktuale nga agjenda e KB-së.

 Zëvendëskryeministri Xhaferi e informoi Ban Ki-munin se arritjet e Republikës së Maqedonisë, para së gjithash në ndërtimin e demokracisë funksionale multietnike, si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, ngritja e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe kontributi ynë në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për angazhimin dhe kontributin për përmirësimin e vazhdueshëm dhe respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

 Gjithashtu zëvendëskryeministri e riafirmoi synimin tonë për të rritur pjesëmarrjen në operacionet paqësore të KB dhe përkushtimin në përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit të Republikës së Maqedonisë dhe Kombeve të Bashkuara.

 Në takim mori pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Sekretarit të përgjithshëm për kontestin e emrit, Methju Nimic. Në takim këmbyen mendime rreth gjetjes së mënyrës për intensifikimin e bisedimeve nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të zgjidhet kjo çështje.

 Zëvendëskryeministri Xhaferi me këtë rast theksoi “se nëse vazhdon bllokimi nga pala greke për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe filimin e negociatave për anëtarësim në BE,  ekziston rreziku i shfaqjes së tensioneve të brendshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button