(UPDATE) Vazhdojnë tensionet me Komitët edhe pas mbarimit të ndeshjes

Pas mbarimit të ndeshjes Vardar – Bate Borisov përsëri probleme në autobusët e transportit publik. Sipas burimeve të Portalb, komitët që ktheheshin nga ndeshja, përsëri janë përleshur me popullatën shqiptarë përderisa autobusi me numër 50 kalonte nëpër Bit Pazar.

Nga përleshja është dëmtuar autobusi i ndërmarrjes publike JSP. Sipas informatave të para jozyrtare të lënduar ka nga të dyja palët. Në vendngjarje menjëherë kanë arritur ekipet e policisë dhe të Alfave, të cilat kanë parandaluar incidente më të mëdha.

Komitët në ndeshjen me Bate Borisov u tubuan në numër tejet të madh pas shumë kohësh, incidentet na kujtojnë ngjarjet në Nerez vite më parë.

I kontaktuar nga Portalb, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski konfirmoi incidentit para ndeshjes, ndërsa për incidentet pas ndeshjes do të dalin me detaje në ditën e nesërme./Portalb/ ******************************************************************************

Një incident ka ndodhur rreth orës 18.00 në Bit Pazar të Shkupit. Grupe të rinjsh maqedonas të cilët po udhëtonin në autobusin e transportit publik me numër 57 kanë gjuajtur një bombolë duke kaluar në këtë lagje shqiptare të Shkupit, drejt një grupi shqiptarësh.

Mësohet se të rinjtë janë tifozë të njohur si “Komitët”, të cilët shpeshherë kanë shkaktuar incidente të kësaj natyre, raporton Abc News.

Ata ishin duke shkuar drejt stadiumit të qytetit “Filipi i Dytë” për të ndjekur një ndeshje futbolli. Qytetarët e provokuar kanë bllokuar autobusin në të cilin ndodheshin “Komitët” dhe kanë filluar të gjuajnë më gurë ndaj tij ku dhe janë thyer xhamat e autobusit.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka penguar përkeqësimin e situatës. Incidenti ka zgjatur vetëm 10 minuta, por ka shqetësuar kalimtarët që ishin në afërsi.

Situata momentalisht paraqitet e qetë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button