Dr.Linda Ziberi doktoroi në Ohio, SHBA

Profesoresha Linda Ziberi fitoi gradën shkencore Doktor i filozofisë në lëminë e kulturave  dhe komunikimit në universitetin amerikan Bowling Green State University.

Ajo me sukses vijoji studimet  katër vjeçare duke përfunduar me  mbrojtjen e disertacionit  të doktoraturës para komisionit katër anëtarësh, me profesorë ordinar nga po i njëjti universitet. 

Titulli i disertacionit të saj është: “The Rhetorical Uses of Multiculturalism: An Ideographic Analysis of the European Union and Macedonian Discourses in the Dialogue for EU Accession”. 
Studimi  në fjalë  egzaminoi diskurset retorike  mes  Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë, që rrethojnë konceptin e “multikulturalizmit” duke hulumtuar qasjen se retorikisht  multikulturalizmi është i konstruktuar nga  BE, nga komuniteti shqiptar, si  dhe nga komuniteti maqedonas në Maqedoni.  

Gjatë periudhës së studimeve (2008-20012), znj. Ziberi ishte e angazhuar si asistente për mësimdhënie, si dhe asistente për hulumtime shkencore në Departamentin  e shkencave te komunikimit dhe Departamentin  Women Studies ne BGSU,   ku  ligjëroi lëndë  sipas sistemit  të rregullt dhe sitemit ‘mësim në distancë’.  

Aktualisht, znj. Ziberi, ligjëron në Departamentin e shkencave të komunikimit, në UEJL, si  dhe është zv/drejtor në Qendrën  për dialog ndërkulturor, financuar nga UNESCO. 

Le t’i  urojmë së bashku për suksesin e saj!  

Lajme të ngjashme

Back to top button