PDSH:të zgjidhet emri, BDI: presim së shpejti

Sa më shpejtë të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë. Kështu bëri thirrje deputeti i partisë opozitare shqiptare PDSH, Zijadin Sela pas vizitës së Sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon në Shkup. 

Sela rikujtoi se Ki-Moon në fjalimin e tij në Parlamentin e Maqedonisë e ka theksuar menaxhimin e suksesshëm të vendit me refugjatët e luftës së vitit 1991 në Kosovë që sipas tij ishte falë zemërgjerësisë së shqiptarëve dhe koalicionit të PDSH-së me VMRO-DPMNE-në.

“Tashi nuk do të kisha dashur ta mendoj se çfarë do të kishte ndodhur nëse një krizë e ngjashme ndodh sërish” tha Sela.

Nga ana tjetër, deputeti i partisë shqiptare në pushtet, BDI, Talat Xhaferi duke komentuar vizitën e Ki-Moon tha se partia e tij pret që tani të intensifikohen bisedat për çështjen e emrit dhe pret nga të gjithë subjektet politike në shtet ti shfrytëzojnë këto përpjekje.

“Të pranohet nga të gjitha palët e involvuara në Maqedoni, posaçërisht nga të gjithë subjektet politike ky vullnet i mirë dhe angazhim personal i sekretarit gjeneral të KB, të shfrytëzohet për të zgjidhur çështjen e emrit sa më shpejtë” tha Xhaferi.

Nga kjo parti u shprehën të kënaqur me vlerësimet e Ki-Moon posaçërisht në pjesët ku ai thotë se vendi ka shënuar përparim në zhvillimin e shtetit multietink, dencentalizimit dhe jo-diskriminimit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button