Gruevski: Ta përdorim emrin kushtetues kur mungojnë bisedimet

Jemi të gatshëm të dinamizojmë bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Kështu është shprehur kryeministri Nikolla Gruevski në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Kryeministri Gruevski ka thënë se qeveria është e gatshme të ulet dhe të bisedojë atëherë kur Greqia do të gjente hapësirë për një të tillë gjë, e poqëse jo, kryeministri ka kërkuar që të respektohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të zhbllokohen proceset integruese të Maqedonisë.

“Edhe krahas ideve të ndryshme, si për shembull, kërkesë për pranim të ri në OKB të Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, ose inicimin e një procesi të ri përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por edhe për shfrytëzimin e formave dhe mekanizmave të tjerë të OKB-së, kryeministri Gruevski ka theksuar se fokusi i tij mbeten tani për tani aktivitetet për gjetjen e shpejtë të zgjidhjes së këtij kontesti disa-dekadësh nën patronazhin e OKB-së, për ç’gjë është e domosdoshme edhe vullneti dhe vendosmëria e Greqisë, që deri tani kanë munguar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Mosrespektimi i vendimit të GJND-së, është jorespekt për vetë OKB-në, e cila e ka themeluar këtë instancë gjyqësore në nivel ndërkombëtar, ka thënë Gruevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button