Masakruesi i Denverit kishte ndihmë?

Një dëshmitar okular që në momentin e masakrit në Teatrin e Denverit ishte i pranishëm, dëshmoi në polici se ka parë se si masakruesi Holms ka biseduar në telefon dhe ka përshëndetur dikë me dorë 20 minuta para aktit.

Holms ka qenë i ulur në afërsi të daljes së teatrit. Në një moment ai është shtirur sikur ka marrë një thirrje telefonike dhe ka lëshuar teatrin. Kur po dilte nga dera ai i ka ngritur dorën dikujt, thotë dëshmitari.

Analiza dhe opinione të ndryshme në SHBA këto ditë komentojnë se është e pamundur që një vepër e tillë e sofistikuar të kryhet nga një person i vetëm. Aq më tepër duke e ditur se ai është një student i medicinës, e jo ndonjë person ushtarak. Armatimi që ka përdorur është i vlefshëm 20,000 dollarë amerikan, dhe disa prej pajisjeve nuk janë në qarkullim të zi, mes qytetarëve të thjeshtë.

Teoricientët e konspiracioneve shkojnë aq larg sa akuzojnë vetë qeverinë amerikane për involvim për rastin në fjalë.

Më poshtë u sjellim edhe opinionin e një marinsi amerikan, i cili shpjegon se me gjithë edukimin ushtarak dhe përvojën që ka në ushtri dhe me eksplozive, nuk do të kishte sukses të kryej një krim aq të sofistikuar pa ndihmë “nga brenda”. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button