Bruksel, presidenti Erdoğan takohet me kancelaren Merkel
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Samitit NATO në Bruksel ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në kuadër të Samitit të NATO-s në kryeqytetin e Belgjikës realizoi takime dypalëshe.
Në pjesën e ndarë për takimet kokë më kokë të liderëve, presidenti Erdoğan zhvilloi një takim me kancelaren Angela Merkel.
Para takimit i cili zgjati 40 minuta, Erdoğan dhe Merkel prezantuan njëri-tjetrit delegacionet e dy shteteve.
Me këtë rast, kancelarja Merkel uroi presidentin Erdoğan për suksesin e arritur në zgjedhjet e 24 qershorit.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe zëdhënësi i Presidencës turke, İbrahim Kalın.