Te Shkëmbi i Kavajës, 2 të vdekur, 1 i plagosur
![Vrasje me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur me armë zjarri këtë paradite te zona e Shkëmbit të Kavajës në Durrës](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/607D3CAA5DA8C84BE5FE3DEEF69B6633.jpg?fit=457%2C342&ssl=1)
Vrasje me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur me armë zjarri këtë paradite te zona e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
Nga të dhënat paraprake policore mësohet se, kanë humbur jetën Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, ndërkohë që është plagosur dhe ndodhet në reanimacionin e siptalit të Durrësit në gjendje të rëndë kritike për jetën edhe një shtetas tjetër.
Policia ka mundur të arrestojë menjëherë të dyshuarin e vrasjes, Ardian Traka.
Shkak i konfliktit tragjik mendohet se janë bërë motivet e pronësisë. Suljeman Shehu njihet si biznesmen ndërtimesh tek zona e Malit të Robit. Të shtënat e ditës së sotme në këtë zonë turistike, kanë tronditur gjithë pushuesit.