Te Shkëmbi i Kavajës, 2 të vdekur, 1 i plagosur

Vrasje me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur me armë zjarri këtë paradite te zona e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Nga të dhënat paraprake policore mësohet se, kanë humbur jetën Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, ndërkohë që është plagosur dhe ndodhet në reanimacionin e siptalit të Durrësit në gjendje të rëndë kritike për jetën edhe një shtetas tjetër.

Policia ka mundur të arrestojë menjëherë të dyshuarin e vrasjes, Ardian Traka.

Shkak i konfliktit tragjik mendohet se janë bërë motivet e pronësisë. Suljeman Shehu njihet si biznesmen ndërtimesh tek zona e Malit të Robit. Të shtënat e ditës së sotme në këtë zonë turistike, kanë tronditur gjithë pushuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button