Për një javë 51 zjarre në Tetovë

Vapa afrikane që ka përfshirë rajonin tonë sidomos gjatë muajve të fundit ka bërë që edhe rreziqet nga zjarret të shtohen. Për një javë në Tetovë dhe rrethinë ka pasur 51 zjarre, thotë udhëheqësi i njësive të zjarrfikësve të Tetovës, Kamber Sadiku.

Zjarret në këtë periudhë kohore janë shkaktuar nëpërmjet intervenimeve në bar të tharë, në ndezjen e kontejnerëve, ndërsa në dy raste kemi intervenuar në nxjerrjen e viktimave nga aksidentet automobilistike. Ndërsa brenda një muaji njësia e zjarrfikësve ka intervenuar në 121 raste për shuarje të zjarrit.

“Mes institucioneve nuk ka një koordinim të mirë, pasi që njësia e zjarrfikësve ka për obligim që të intervenojë në mbrojtje të pasurisë së qytetarit, ndërsa, sa për shuarje të zjarrit në pyje, ne u dalim në ndihmë atyre”, ka thënë Kamberi. 

Ai shtoi se për shuarjen e pyjeve në fillim duhet të intervenojë drejtoria e pyjeve dhe më pas drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, por ai apelon që qytetarët të jenë sa më të kujdesshëm ndaj zjarreve. Njësia e zjarrfikësve në Tetovë ka gjithsej 63 zjarrfikës të cilët janë 24 orë në shërbim të qytetarëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button