VIDEO: Testime të reja për kandidatët policorë

Fillon faza e dytë e testimeve për kandidatët të cilët janë paraqitur në konkursin për punësimin e 300 policve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pas kontrollit të kryer të aftësive fizike dhe motorike, prej nesër kandidatët që kaluan fazën e parë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim.

Prej nesër 1.055 kandidatë, në mesin e të cilëve ka pjestarë të të gjitha bashkësive etnike, e të cilët i kaluan testet fizike do ta zgjidhin testin psikologjik, testin për kulturë të përgjithshme dhe do të shkruajnë një ese. Nga kandidatët që kanë kaluar 876 janë burra, ndërsa 179 janë gra.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtim me konkursin informojnë se vlerësimi i testeve me shkrim do të bëhet nga ana e Komisionit dhe personave profesionist, pas çka sërish do të përgatitet rang listë nga ana e Komisionit, në bazë të rezultateve të testimit me shkrim.

Pas kryerjes së kësaj faze do të vijojë intervistomi i kandidatëve. 300 më të mirët do të bëhen nëpunësit e rinj policorë.

Në videon e mëposhtme disaminutëshe mund të shihni se si kaluan kandidatët gjatë kontrollimit të aftësive fizike dhe motorike. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button