Han: Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën para 25 korrik
Komisari evropian për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim Johanes Han sot përsëri theksoi se vendimi i Brukselit lidhur me liberalizimin e regjimit të vizave do të merret shumë më shpejt, para pushimeve, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
I pyetur nga televizioni KTV kur saktë do të ndodhë kjo, Han u përgjigj se ai shkon në pushim më 25 korrik.
“Jam gjithmonë optimist”, ka thënë komisari kur është pyetur “nëse rekomandimi do të jetë pozitiv”.
Han deklaratën për televizionin prishtinas e dha në Londër, ku merr pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.