Xhaferi: Dekretimi i Marrëveshjes, pas konkluzionit të qeverisë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk përjashton mundësinë që Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë ta kthej në Qeveri, duke e njoftuar ekzekutivin se presidenti nuk do ta firmosë ligjin as për të dytën herë. Me këtë veprim Kuvendi do të kërkojë edhe një mendim nga Qeveria për nevojën e këtij ligji, njofton Alsat M.

Pas këmbënguljes së organit ekzekutiv për sjelljen e këtij ligji, hapet rruga që i njëjti të kthehet në Kuvend për verifikim. Shumica në këtë rast obligon kreun e Kuvendit ta dërgojë ligjin në Gazetën Zyrtare. Për Xhaferin ky veprim mbetet njëri ndër modalitet, aq më tepër kur Gazetar Zyrtare është prononcuar pozitivisht sa i përket publikimit të ligjit. Në procedurë të njëjtë do të kalojë edhe Ligji mbi përdorimin e gjuhëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button