Todor Petrov do ta pres Ban Ki Mun-in me protesta

Organizata nacionaliste “Kongresi botëror maqedonas” nesër do të organizon protestë para Kuvendit të Maqedonisë, në kohën kur sekretari gjeneral i OKB-ve Ban Ki Mun do të zhvilloj fjalimin para deputeteve të Maqedonisë.

Moto e protestës do të jetë “Stop bisedimeve për emrin Maqedonia”  dhe “Stop gjenocidit grek mbi maqedonasit”. Kjo organizatë që udhëhiqet nga ish deputeti me prirje nacionaliste Todor Petrov kërko që Kuvendi njëkohësisht të miraton Deklaratë përmes së cilës Maqedonia do të përfaqësohej në OKB me emrin kushtetues. Kërkesa do bëhej në Asamblenë e përgjithshme përmes një rezolute që e paramendon Petrovi.

“Rezoluta do të kishte këtë përmbajtje “shteti që në të gjitha paraqitjet në kuadër të OKB-së si IRJM në kuadër të rezolutës 47/225 të Asamblesë së përgithshme të OKB-sëe vazhdon anëtarësimin e saj me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë” publikoi idenë e tij Petrov. 

Nëse kjo iniciativë nuk përkrahet KBM i Petrovit do të mbledh 10 mijë nënshkrime nga qytetarët që mendojnë si ai, dhe në këtë mënyrë do ta propozojnë Deklaratën  në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Back to top button