LSDM: Filloi procesi i lustrimit të internetit

Duam ta paralajmërojmë opinionin se ka filluar procesi i të ashtuquajturit internet lustrim, i cili në vend se të pastrojë gjërat me bashkëpunëtorët e shërbimeve të së kaluarës, do të shndërrohet në realiti shoun më të madh në Maqedoni, deklaroi Ana Pavlovska Daneva, nënkryetare e LSDM-së.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për zbulimin e bashkëpunëtorëve me shërbimet sekrete. Opinioni duhet të jetë gati t’i pranojë të gjitha raportet e shërbimeve operative në të cilat gjenden detalet private të jetës së mijëra qytetarëve, të cilët në një farë mënyre gjenden në raportet e shërbimeve, ndonëse me siguri kurrë nuk kanë bashkëpunuar me ta, as që supozojnë se janë në raportet e dikujt. Të gjitha këto raporte, do të publikohen në internet, e më pas mediat varësisht nga gjërat atraktive do të bëjnë artikuj për pikanteritë dhe sekretet publike të publikuara në të njëjtat”, tha Pavlovska Daneva.

E paralajmërojmë opinionin, shtoi ajo, se cak i gjithë kësaj nuk do të jenë vetëm bashkëpunëtorët e shërbimeve, por edhe ata që kanë qenë objekt i përpunimit dhe ata që rastësisht janë gjendur në raportet e shërbimeve.

Ajo përsëriti se “për dallim nga ligji i parë, këtë pushteti vet e miratoi, pa praninë e opozitës, ndërsa në të gjenden zgjidhje ligjore të cilat janë jokushtetuese dhe të cilat Gjykata paraprake kushtetuese I pezulloi”.

Ndërkaq ueb portali mkd.mk ka nxjerrë disa emra për të cilat shkruan se është përfunduar procesi dhe at do të jenë personat që do tu publikohen emrat, persona që kanë pasur dosje për bashkëpunim me organet e sigurimit shtetëror të ish-shërbimeve sekrete të UDB-së njëkohësisht të njohur edhe si bartës të funksioneve në të kaluarën. Në mesin e tyre janë tre shqiptarë, kryesisht ish-gazetarë.

Emrat janë: Kiro Jançev, Milenko Gaber, Branko Temov, Stojan Çaminski, Kire Dojçinovski, Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu, Hisen Shaqiri, Mihaill Andreev dhe Gjorgji Prculovski.

Këto persona janë lustruar një herë sipas dispozitave të ligjit të vjetër që i rrëzoi Kushtetuesja, ndërsa sipas ligjit të ri në shënjestër sërish u gjendën po të njëjtit. Ato dhe dorëzuan ankesa në instancat e të tjera institucionale duke mohuar se kanë qenë spiunë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button