SEEMO: Gruevski është politikan që nuk duron kritika

Nikolla Gruevski është politikan i cili nuk duron kritika – ky është rezultati i këtij hulumtimi të organizatës së mediumeve të Evropës Juglindore (SEEMO).

Mes politikanëve të cilët nuk durojnë kritika dhe sjellje të pahijshme, krahas kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është edhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kryetari i përkohshëm i Rumanisë, Krin Artonesku, kryetari i sapo zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov, thuhet në hulumtimin e organizatës së mediumeve të Evropës juglindore (SEEMO).

“I ftojmë politikanët e Evropës juglindore që të mos i fajësojnë dhe kritikojnë gazetarët. Është e pakapshme që, edhe dy dekada pas rënies së murit të Berlinit, politikanët dhe liderët e partive politike edhe më tutje të vazhdojnë të mos e pranojnë lirinë e mediumeve. Liria e  mediumeve është bazë për demokraci, ndërsa politikanët duhet të jetojnë me kritikat e mediumeve”, paralajmërojnë nga SEEMO.

Politikanët publikisht i akuzojnë gazetarët për shkatërrim të interesit kombëtar, fyerje dhe lidhshmëri me mafiet. Si shembull për qëndrim negativ dhe fjalim të papërshtatshëm për gazetarët është lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka treguar ky  hulumtim i SEEMO./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button