LDK gati për zgjedhje dhe për udhëheqjen e dialogut

Lidhja Demokratike e Kosovës po bëhet gati për zgjedhje të reja.

Sipas komunikatës për media të LDK-së, fillimisht do të marrin legjitimitetin nga vota e popullit në zgjedhjet e reja e më pas do të udhëheqin edhe me dialogun në fazën e tij të fundit.

Ndryshe nuk bën, është qëndrimi kësaj partie i dalur pas takimit të kryetarëve të degëve me kryetarin Isa Mustafa.

“Të gjithë kryetarët e degëve mbështetën qëndrimin e kryesisë së LDK-së, se institucionet nuk kanë legjitimitet dhe vendi është në krizë institucionale. Të gjitha degët e LDK-së e konfirmuan qëndrimin se procesi i dialogut nuk mund të udhëhiqet nga institucione jo legjitime dhe përtej kompetencave kushtetuese”, thuhet në njoftim.

“LDK pra është e gatshme të udhëheqë këtë proces të rëndësishëm pas legjitimimit qytetarë në zgjedhjet e reja”.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e Kosovës, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, transmeton Klankosova.

“LDK do të punojë në terren për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të nxjerrin një qeveri legjitime”.

Image may contain: 8 people, people sitting, table, indoor and outdoor

Image may contain: 27 people, people smiling, people standing, people sitting, suit and indoor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button