Meksikë, rritet numri i viktimave nga shpërthimi i fishekzjarreve

 Është rritur në 24 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi në një punëtori të mjeteve piroteknike në Meksikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët njoftojnë se në shpërthimet e djeshme në një punëtori të mjeteve piroteknike në qytetin Tultepec në veri të Meksikës, numri i personave të vdekur është rritur në 24.

Ndërkohë 49 persona të plagosur si pasojë e shpërthimeve janë marrë nën trajtim.

Në mesin e të vdekurve ndodhen edhe 4 zjarrfikës dhe 2 zyrtarë policorë.

Shumë shtëpi në qytetin Tultepec kanë pësuar dëme materiale, ndërkaq kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

Në Tultepec edhe më parë ka patur shpërthime të ngjashme. Në qershor pati një shpërthim në një depo të mjeteve piroteknike me ç’rast humbën jetën 7 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button