Zyrtarë shtetërorë kanë vjedhur 2,2 milionë euro

Zyrtarë shtetërorë nga Ministria e Finansave, njëri nga Shkupi dhe bashkëpunëtori i tij nga Tetova, drejtor i mëparshëm në kompaninë e transportit “Polet”, kanë arritur që me dokumenta falso të vjedhin 2,2 milionë euro.

I pari, si kryetar i komisionit për vendimmarrje pas kërkesave për denacionalizim me vendndodhje në Gostivar dhe tjetri si udhëheqës i Sektor për komision të shkallës së parë për procedurë administrative në Tetovë, para tetë vitesh, edhe pse e kanë ditur se ka kërkesë për denacionalizim të një toke në Tetovë, i kanë ndihmuar “Polet” që të blejë të njejtën.
 
Me këtë procedurë të paligjshme, e kanë dëmtuar shtetin dhe kërkuesit e denacionalizimit, por edhe kompaninë me 2,2 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button