Milloshoski me letër tenton të bind evropianët

Kryetari i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Antonio Miloshoski, dërgoi letër për kolegët e tij, kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilën i informon për Deklaratën dhe rekomandimet e parlamentarëve evropianë dhe maqedonas lidhur me procesin e integrimeve evropiane.

Siç njoftoi pres-shërbimi parlamentar, në letrën theksohet se në mbledhjen e tij të 10-të, Komiteti i përzier parlamentar e përshëndeti vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) nga 5 dhjetor të vitit 2011 në lidhje me Marrëveshjen e përkohshme dhe konstatoi se ajo paraqet obligim për Greqinë që të mos e pengojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

“Respektimi i vendimit të GJND-së nga ana e Greqisë, së pari është i rëndësishëm për shkak të sundimit të së drejtës si parim tërësor në BE, kurse çdo anëtare e BE-së duhet të jetë shembull për këtë. Së dyti, implementimi i vendimit do t’i mundësojë Këshillit të BE-së që ta ndjek rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të merr vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë gjatë vitit 2012. Përfundimisht, jam i bindur se respektimi i vendimit të GJND-së dhe fillimi i negociatave për anëtarësim do të japin kontribute të konsiderueshme në dialogun maqedonas-grek për të marrë vendim kompromis për kontestin me emrin”, theksoi  Milloshoski në letrën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button