Përmbytje në Gana, 12 të vdekur

Si pasojë të përmbytjeve të shkaktuara nga të rreshurat e dendura të shiut në shtetin e Afrikës Perëndimore, Gana, 12 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Organizatës Kombëtare për Menaxhim dhe Fatkeqësi (NADMO) për rajonin Ashanti, Joseph Assuming, tha se të rreshurat e dendura të cilat po vazhdojnë për dy ditë kanë shkaktuar përmbytje në qytetin Bosomtwe.

Duke u shprehur se 12 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve, Assuming tha se sipas zbulimeve paraprake nuk ka informata për një numër më të madh të viktimave.

Assuming bëri të ditur se ekipet për kërkim dhe shpëtim deri më tani kanë shpëtuar rreth 150 persona në rajon. Ai po ashtu shtoi se përmbytjet kanë shkaktuar dëme serioze.

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën gjatë dy javëve të fundit si pasojë të përmbytjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button