Rritet numri i të vdekurve nga anija e fundosur në Malajzi

Gjenden kufomat e pesë personave të tjerë që kanë humbur jetën në anijen e fundosur dy ditë më parë në Malajzi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Bernama, janë gjetur kufomat e pesë personave të tjerë të cilët kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së anijes në ujërat e provincës Johor Bahru.

Zëvendës drejtori i Agjencisë Detare të Malajzisë (APMM), Sanifah Yusuf, është shprehur se deri më tani në punimet për kërkim shpëtim janë gjetur kufomat e gjithsej shtatë personave dhe se 25 persona janë shpëtuar të gjallë.

Duke bërë të ditur se 12 persona ende janë të humbur, Sanifah tha se po vazhdojnë punimet për gjetjen e tyre.

Dy ditë më parë, anija e cila ishte nisur nga qyteti Batam është fundosur së bashku me 44 pasagjerë të saj.

Më parë ishte njoftuar se anija transportonte më shumë pasagjerë se sa kapaciteti i saj dhe se është fundosur për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button