Manjati indian Subrati Roj në Maqedoni

Sot në Shkup arriti një prej njerëzve më me ndikim në Indi, multimiliarderi dhe manjati Subrati Roj, i cili është pronar i kompanisë sahara India Parivar. Kjo kompani i ka të punësuar mbi 2 milionë punëtorë. 

Vizita e pronarit të njohur të Indisë, vjen si rezultat i ftesës për vizitë në Maqedoni e cila iu ishte ndarë nga ana e qeverisë së Maqedonisë gjatë kohës së turneut ekonomik në Indi ku ishte bërë promovimi i Maqedonisë si vend i dobishëm për investime. 

Kompania Sahara India Parivar merret me ralizimin e projekteve në disa sektorë, si hotelieri, ndërtimin e infrastrukturës, ndërtime të banesave, biznesin e sigurimeve, teknologji medicinare dhe të informatikës, kurse pasuria e biznismenit të njohur indian llogaritet në 63 miliardë dollarë. 

Ai në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button